
Një grua greke e moshës 45 vjeçare e deklaruar e vdekur, vdiq si pasojë e asfiksisë në arkivolin ku ishte mbyllur në përfundim të funeralit të saj.
Sipas deklaratave të familjarëve gruaja u varros e gjallë gabimisht. Policia e Selanikut, vend ku ndodhi edhe ngjarja, bën me dije se gruaja ishte shtruar në një klinikë private në qytet.
Mjekët që merreshin me kurimin e saj iu kishin thënë të afërmve se pacientja kishte vdekur, duke bërë që këta të fundit të organizonin funeralin.
Në përfundim të tij ata u larguan, por pak më vonë nga thellësia e varrit që sapo ishte mbyllur, u dëgjuan të bërtiturat për ndihmë.
Policia e lajmëruar për gjithë sa ndodhi, mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nxorri trupin, por ishte shumë vonë, pasi gruaja kishte vdekur.
Nga të dhënat e para dyshohet se 45 vjeçarja kishte hyrë në një gjendje vdekje klinike dhe ishte përmendur brenda arkivolit ku dhe kishte vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për të këtë rast, ndërsa priten rezultatet e autopsisë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





