











Humbi 83 kilogramë për të realizuar ëndrrën e saj. 31 vjeçarja angleze Joanne Cooper, iu nënshtrua një operacioni për zvogëlim stomaku, në mënyrë që të dobësohej dhe të arrinte që të kishte një fëmijë.
Gruaja kishte dëshirë të madhe që të bëhej nënë, por kilet e tepërta i kishin reduktuar pjellorinë dhe nëse ngelej shtatzënë, rrezikonte shumë.
Joanne iu nënshtrua një bypassi gastrik si dhe ndërhyrjes për të eleminuar tulet e tepërta, duke bërë që tashmë të gëzojë peshë të mirë trupore.
Në moshën 16 vjeçare u diagnostikua nga një sëmuindje që i shkaktonte shtim të shumtë peshe, duke bërë që kur mbushi 23 vjeç të arrinte peshën e 146 kilogramëve. Në vitin 2007 arriti më në fund të dobësohej dhe tre vite pas operacionit u bë edhe me fëmijën e parë dhe një vit më vonë edhe me një tjetër./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





