Transmetuar më 26-09-2014, 12:54

Lezhë, 26 shtator 2014, NOA.al – Prokurori Ervin Beqiri është goditur në ambientet e burgut të Shënkollit në rajonin e Lezhës. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duke konfirmuar lajmin tha se ai që ka goditur prokurorin Beqiri ka qenë Mariglen Përgjini.

Sipas të dhënave të para ka qenë kërkesa e prokurorit për dënim me 20 vite burg për Përgjinin, ajo që e ka shtyrë autorin të godasë Ervin Beqirin. Fillimisht i dyshuari debatoi me fjalë ku dominonte pretendimi se s’kishte prova për të tillë pretencë. Këto fjalë ai i pasoi me fyerje dhe më tej e goditi me grushte.

Gardianët kanë ndërhyrë me vonesë dhe u afruan vetëm kur i burgosuri “mbaroi” punë dhe po largohej prej prokurorit. Mësohet se 4 gardianë të burgut janë pushuar nga puna pas ngjarjes.

I burgosuri akuzohet për vrasjen e Maltin Shtjefnit janarin e vitit 2013 në një lokal në Lezhë. Ai u vetedorëzua duke mos pranuar vrasjen dhe akuzoi nje tjeter person per ngjarjen. Here pas here ai ka kerkuar te merret per baze deshmia e tij dhe e personave te tjere qe jane ndodhur ne vendin e ngjarjes. /a.s/noa.al  

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit