Transmetuar më 26-09-2014, 10:08

Tiranë, 26 shtator 2014, NOA.al – Kryeprokurori Adriatik Llalla ka thirrur sot në një takim prokurorët e Tiranës dhe të të gjitha rretheve, ku pritet të diskutohen të gjitha dosjet që janë nën hetim.

Kryeprokurori ka thirrur në takim 23 prokurorë të Përgjithshëm dhe atyre të Apelit, pak ditë pas vënies nën hetim të tre deputetëve të Partisë Socialiste, mes së cilëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu akuzohen për dhunë në ambientet e Kuvendit, ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri.

Një nga dosjet që do të merret në shqyrtim dhe do të diskutohet nga Prokurorët pritet të jetë dhe ajo e skandalit të vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, ku një ndër të akuzuarit është edhe ish Guvernatori Ardian Fullani. /a.s/noa.al  

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit