
– Të jeni të pastra. Pastërtia është një detaj shumë i rëndësishëm për femrat, edhe pse meshkujt duken sikur nuk e vënë re këtë gjë, është krejt e kundërta. Një femër e pistë përherë dot ë duket vulgare.
– Buzëqeshja. Një nga çelësat e suksesit me meshkujt, shpesh është edhe buzëqeshja. Ajo është pasqyrë e shpirtit, ashtu sikurse edhe sytë. Nëse ju keni një buzëqeshje të bukur që rrezaton mirësi, ai do të mahnitet që në fillim me ju.
– Sensi i humorit. Jo vetëm bukuria, por edhe sarkazma, humori dhe atmosfera që ju dini të krijoni është e rëndësishme për meshkujt. Nëse ju arrini ta bëni të ndihet mirë nëpërmjet humorit tuaj, ai do t’ju mbajë mend gjatë.
– Mos bëni skena. Mos e harroni që meshkujt nuk pëlqejnë asnjëherë të shikojnë që femra e tyre është në qendër të vëmendjes, për shkak të skenave jo të hijshme që krijon, përfshirë xhelozi, probleme në çift apo çfarëdo arsye tjetër.
– Jeni të pasionuara pas diçkaje. Nëse ju keni një pasion, me siguri që keni shumë për të thënë. Fillimi është gjithmonë i mirë për tu njohur dhe për të treguar pjesë nga vetja juaj. Nëse keni një pasion, tregojani dhe atij dhe do t’ju vlerësojë.
– Veshja. Një detaj i fundit, por jo më pak i rëndësishëm është veshja, nëpërmjet së cilës ju tregoni pjesë nga karakteri juaj. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





