
Një burrë me probleme mendore ka vrarë nëpërmjet përdorimit të thikës 4 fëmijë në qytetin Pingshan në Kinën perëndimore. Agresori, në kërkim të së cilit është vendosur policia, iu ka bërë pritë fëmijëve në rrugën përballë shkollës dhe i ka sulmuar ata pa dhënë asnjë arsye, siç raportojnë mediat vendase.
Tre vogëlushe vdiqën në moment, ndërsa e katërta ndërroi jetë rrugës për në spital. Sulmi ka ndodhur pak a shumë një muaj pasi një person tjetër me probleme mendore kishte sulmuar një shkollë fillore.
Gjatë viteve të fundit, në Kinë janë shënuar episode të shumta nga persona të cilët kanë çekuilibrime dhe probleme mendore, të cilët kanë në fokus të tyre sulmin e fëmijëve të cilët janë në shkollat fillore.
Kulmi i agresionit ndaj shkollave fillore u arrit në vitin 2010, kur 17 persona, mes së cilëve 15 fëmijë, u vranë në 5 episode të ndryshme dhune. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





