
Korçë, 25 shtator 2014, NOA.al – Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti mori pjesë në procesin e nisjes së dëmshpërblimit të fermerëve të dëmtuar nga humbjet e shkaktuara në bagëtitë e imëta nga sëmundja e gjuhës “Blu”, në Korçë.
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave bën me dije se rastet e dëmshpërblyera kanë qenë me konfirmim laboratorik dhe se masa e dëmshpërblimit është 5000 lekë të reja për çdo krerë bagëti të ngordhur, ndërsa fondi total i akorduar nga kjo ministri për të përballuar humbjet nga kjo sëmundje është në masën e 10 milion lekëve të rinj.
“Arsyeja e vizitës sime sot me Drejtorinë e Bujqësisë, është të fillojmë pagesat për dëmet që sëmundja i ka shkaktuar fermerëve. Ky është vetëm fillimi. Unë jam i bindur që brenda vitit do të arrijmë të kompensojmë të gjithë fermerët që patën humbje në bagëti nga kjo sëmundje. Jemi të vendosur që këtë proces ta çojmë deri në fund “, ka thënë ministri Panariti./a.s/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





