
Fier, 25 shtator 2014, NOA.al – Një konflikt i çastit mes të rinjsh ka çuar në rrëmbimin e thikave dhe si pasojë një 25 vjeçar ka ngelur i plagosur rëndë.
Policia konfirmoi për NOA.al se i plagosuri është identifikuar me inicialet B.H. Në komisariat, si autorë të dyshuar të ngjarjes është shoqëruar 20 vjeçari Klinton Jaupaj dhe 33 vjeçari Bledar Behaj.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Fratër në Mallakastër. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për zbardhjen e detajeve të konfliktit./k.k/a.s/noa.al
Qëndrimi zyrtar i policisë
Më datë 25.09.2014 nga Komisariati Policise Mallakaster , u bë arrestimi në flagrance i shtetasve :
1-Kliton Jaupaj, vjec 20 banues në Fier,
2-Bledar Behaj,vjec 33 banues në fshatin Fratar Mallakaster
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se më datë 25.09.2014, në fshatin Fratar janë konfliktuar me shtetasit Marsel .H ,vjec 27, dhe Mariksen . H vjec 23,banues ne fshatin Povel Mallakaster.Në konflikt janë përdorur mjete të forta si dhe të mprehta si pasojë ka ngelur i plagosur shtetasi Marsel .H i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier për veprën penale“ Plagosje e rëndë me dashje”. parashikuar nga neni 88 i Kodit.Penal “.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





