
Gjatë shtatzënisë femra ka nevojë për konsumim shtesë të disa vitaminave për të mundësuar zhvillimin e drejtë të indeve dhe të foshnjës. Vitaminat janë substanca të domosdoshme për organizmin në sasi shumë të vogla. Gjatë shtatzënisë, sasia e duhur e vitaminave mund të merret me ushqimin e duhur. Vitamina C është e rëndësishme për ngritjen e përgjithshme të imunitetit të organizmit. Doza e rekomanduar ditore gjatë shtatzënisë është 70 mg. Vitamina D është e njohur si komponente themelore e domosdoshme për absorbimin e mirë të kalciumit. Është e rëndësishme sidomos për zhvillimin e dhëmbëve dhe eshtrave të fetusit. Gjatë shtatzënisë është e nevojshme që të shtohet konsumimi i vitaminës A, pasi është e nevojshme për rritjen normale dhe zhvillimin e fetusit. Vitamina B12 – Kjo vitaminë, si dhe folatet, janë të domosdoshme për rritjen e qelizave dhe zhvillimin e sistemit nervor. Po ashtu, B12 është komponent i rëndesishëm në parandalimin e anemisë tek femra shtatzënë. Vitamina B6 është e domosdoshme për përpunimin e karbohidrateve, lipideve dhe yndyrërave. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





