Transmetuar më 25-09-2014, 17:09

Xhihadistët e ISIS kanë torturuar dhe vrarë avokaten Sameera Salih Ali al-Nuaimy, aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut. Lajmi është bërë i ditur nga komisionari i OKB-së për të drejtat njerëzore, Zeid Ra’ad al-Hussein. Gruaja ishte marrë nga banesa e saj në Mosul, në veri të Irakut, pasi kishte kritikuar në rrjetet sociale veprimet e tyre kundrejt prishjes tempujve e kishave antike. Al-Nuaimy u torturua për ditë të tëra nga militantët islamikë përpara se të ekzekutohej ditën e diel që lamë pas. “Ky ekzekutim i tmerrshëm tregon për një grua guximtare, arma e vetme e së cilës ishin fjalët që përdorte për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, komentoi Hussein. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit