
Ai siguron të gjithë se ka mbi 17 vite që nuk ka prerë qimet e mustaqeve dhe të mjekrës. Indiani 62 vjeçar Ram Singh Chauhan ka mustaqe dhe mjekër e cila arrin në gjatësinë 5.4 metra, gjë e cila e ka lejuar edhe të shënohet në Librin e Rekoderve Guiness si njeriu me mjekrën dhe mustaqet më të gjata në botë. Sipas 62 vjeçarit, çdo ditë i dedikohet të paktën një orë qimeve të tij të stërzgjatura për të pastruar dhe krehur. “E masazhoj dhe e laj çdo 10 ditë me vaj kokosi, por më merr shumë kohë”, thotë Ram Singh Chauhan Si ia bën për të bërë një jetë normale me këtë mjekër kaq të gjatë? Ai ka treguar se kur mjekra e tij ishte më e shkurtër, e hidhte pas veshëve kur flinte, ndërsa tani e rrethon në qafë. “Kam frikë ndonjëherë se mund të mbytem, por tani është bërë pjesë e imja dhe nuk mund të jetoj pa të”, ka thënë burri. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





