Transmetuar më 25-09-2014, 16:20

Berat, 25 shtator 2014, NOA.al – Një aksident automobilistik i ndodhur disa minuta më parë ka shkaktuar tre persona të plagosur. Burimet e agjencisë NOA.al raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit, ku, në bazë të të dhënave paraprake, si pasojë e humbjes së kontrollit, automjeti tip Benz me targa AA 749 GL ka dalë nga rruga dhe është përplasur tek një pemë. Të aksidentuarit janë identifikuar si L. Selenica, D. Selenica dhe Ilir Jera. Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të qytetit të Beratit, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Policia është në vendngjarje dh epo heton për të zbuluar detaje të tjera në lidhje me aksidentin./k.k/a.s/noa.al Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit