Transmetuar më 25-09-2014, 13:39

Nëntë persona me moshë nga 22 deri në 47 vjeç u arrestuan nga policia angleze në Londër, nën dyshimin se bënin pjesë në një organizatë terroriste islamike. Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga përfundoi edhe predikuesi radikal, Anjem Choudary. Mësohet se hetimet zgjasnin prej disa muajsh dhe pas informacioneve të sigurta u bë arrestimi i tyre. Anjem Choudary është lideri i al-Muhajiron, një organizatë në Britaninë e Madhe e krijuar qysh prej vitit 2003. Në vitin 2013 Choudary u afrua për një periudhë me Michael Adebolajo, njëri nga dy terroritët që në maj të vitit të kaluar, vranë në një rrugë të Londrës, ushtarin Lee Rigby./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit