
Tiranë, 25 shtator 2014, NOA.al- Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për Ilir Kupën, duke e dënuar me pesë vite e katër muaj burg për armëmbajtje pa leje. Kupa, u bë i njohur për arratisjen e tij nga burgu i Trikalasë në mars të 2013, ndërsa u arrestua në Shqipëri, në janarin e këtij viti, ku iu gjet edhe një armë që mbante pa leje Për dhjetë muaj, Ilir Kupa jetoi në arrati, por mëngjesin e 25 janarit 2014, i shumëkërkuari u vu në pranga në afërsi të Kthesës së Kasharit në kryeqytet. Ilir Kupa ishte me Marjan Kolën kur ai u vra nga policia greke. Marjan Kola, i cili konsiderohej dhe si kreu i grupit të të arratisurve, u qëllua për vdekje nga policia greke më 21 korrik 2013 pranë fshatit Vrosina të Sulit. Në shoqërinë e Kolës ishte dhe Ilir Kupa, i cili mundi të shpëtonte dhe pak kohë më vonë mundi të hynte në territorin shqiptar./a.y/noa.al/ Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





