
Elbasan, 25 shtator 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Elbasanit i koduar “Parku 2014” bëri të mundur arrestimin e e pesë personave, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje e ambienteve për prostuticion. Të arrestuarit janë P. Kamberi 25 vjeçe; S. Gjini 54 vjeç, roje i hotelit ku ushtrohej prostuticioni; L.Lato, 24 vjeç, i cili kryente punën e kamarierit por që ndihmonte për gjetjen e klientëve për 25 vjeçaren; M.Roko, 25 vjeç, i cili kryente punën e ndërmjetësit dhe D.Canga, 21 vjeç, i cili kryente punën e ndërmjetësit. Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se pas hetimeve disa mujore, rezultoi se M.Roko dhe D.Canga në bashkëpunim me rojen e hotelit S.Gjini dhe kamariarin L.Lato, gjenin klientë të ndryshëm për 25 vjeçaren P.Kamberi, për ushtrim prostuticioni për qëllime perfitimi, kundrejt pagesës nga 50 deri në 100 mijë lekë të vjetra. Të ndaluarit këtë aktivitet e organizonin në një hotel në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjashtë telefona celularë dhe 80 mijë lekë të vjetra. Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti, ndërsa materialet në ngarkim të të ndaluarve i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Ushtrim dhe shfrytëzim prostuticioni, mbajtja e lokaleve për prostuticion”./a.y/noa.al/ Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





