




Makina e parë nuk harrohet kurrë. Këtë gjë duket se e di mirë Pekka Nummelin, një zdrukthtar nga Finlanda, i cili pas thuajse 40 vitesh, u kthye në pyllin pas shtëpisë së prindërve të tij, për të parë nëse makina e tij e parë, ndodhej ende e parkuar. Pekka zbuloi se makina ishte pikërisht në vendin ku e kishte lënë në vitin 1974, veçse e ndryshkur dhe e mbuluar nga myshku. “Babai dhe xhaxhai im më ndihmuan që ta sillja makinën në pjesën e pyllit pas shtëpisë, si vendi më i sigurtë ku mund ta lija”, thotë burri. Ai kujton herën e fundit kur pa makinën e tij një Ford Anglia e vitit 1976. Më tej ai tregon se kishte ndërmend që ta merrte një ditë sërish makinë, por pas vdekjes së prindërve të tij, shtëpia u braktis. Për 40 vite me radhë Pekka Nummelin për arsye pune jetoi në një tjetër qytet, deri kur para disa ditësh vendosi të kthehej në vendin ku ishte rritur. “Pasi eca përmes pyllit, gjeta makinën të mbuluar nga myshku. U befasova se xhamat e saj nuk ishin aspak të dëmtuar dhe makina ishte në gjendje të mirë”, thotë Nummelin, i emocionuar nga gjetja e makinës së tij./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





