Transmetuar më 25-09-2014, 10:52

Tiranë, 25 shtator 2014, NOA.al- Një vdekje e raportuar si natyrale, nga hetimet disa mujore nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është zbuluar se bëhej fjalë për vrasje. Për rrjedhojë u bë arrestimi i 33 vjeçarit Tatjan Gjashta, me banim në Tiranë. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se më 24 janarin e këtij viti, në afërsi të rrugës “Ali Pashë Gucia” në Tiranë, pas një konflikti për motive pronësie, Gjashta ka goditur me sende të forta 34 vjeçarin Fatjon Tahiri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Siç raporton Noa.al, fillimisht, çështja është referuar në Prokurori si një vdekje natyrale, por pas verifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore është konkluduar se ndaj Tahirit, ishte ushtruar dhunë me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimeve ndaj Jetës arritën të administronin provat ligjore në ngarkim të Tatjan Gjashtës, ku Gjykata e Tiranës, ditën e djeshme ka nxjerrë masën e sigurisë “Arrest me burg” për të, për veprën penale të vrasjes me dashje. Për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Vrasjes me dashje”./a.y/noa.al/ Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit