Transmetuar më 25-09-2014, 09:50

New York, 25 shtator 2014, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani ishte i ftuar nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në takimin e dhjetё tё Nismës Globale Klinton, që zhvilloi punimet nё New York, nga 21-24 shtator 2014. Në sesionin plenar tё mbylljes të kësaj veprimtarie të rëndësishme e të përvitshme me temë: “Riimagjinimi i ndikimit” që trajtoi, bazuar nё pёrvojё, se si i vlerësojnë anëtarët e kësaj nisme rezultatet e përkushtimit të tyre, si i shfrytёzojnё sukseset dhe mësojnë nga dështimet pёr tё nxitur qasjet paraprirёse qё ndikojnё nё krijimin e vlerave dhe në zhvillimin e botës, Presidenti Clinton pёrshёndeti Presidentin Nishani pёr praninё nё kёtё sesion. Nё fjalёn e tij pёrshёndetёse Presidenti Clinton vuri nё dukje gjithashtu bashkёpunimin e ngushtё me Shqipёrinё gjatё Presidencёs sё tij, dhe theksoi, mё tej, se koha ka provuar se sa i drejtё ishte vendimi amerikan pёr tё vepruar energjikisht pёr tё shpёtuar shqiptarёt e Kosovёs nga dhuna dhe gjenocidi serb./a.y/noa.al/ Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit