


Genova, 25 shtator 2014, NOA.al- Një krim brenda familjes është shënuar në një familje shqiptare me banim në Itali.
Burri i moshës 44 vjeçare Ardian Balliu, vrau duke goditur me thikë në zemër gruan e tij gjatë një sherri mes tyre, ndërsa pas krimit u dorëzua në polici.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Casella, një zonë në periferi të Genovas. Viktima Valmira Balliu ishte e moshës 30 vjeçare.
Mësohet se në momentin e krimit në shtëpi ndodheshin edhe dy fëmijët e çiftit, të cilët po flinin gjumë në dhomën e tyre.
Ka qenë ai vetë që ka telefonuar karabinierët të cilëve u tha që kishte vrarë gruan e tij dhe të shkonin në shtëpi por të mos zgjonin fëmijët. Në momentin që u ka hapur derën karabinierëve, autori i vrasjes vinte era alkool dhe ishte i dehur.
44-vjeçari ka përdorur dy thika për të vrarë gruan duke i shkaktuar shtatë plagë. Kur tehu i parë iu thye, ai mori një thikë të dytë për të përfunduar vrasjen.
“Unë kisha frikë se ajo do të më linte mua, por më shumë frikë kisha se do të më merrte fëmijët pasi më ka ndodhur edhe një herë më parë.
Unë kam një vajzë nga një martesë e mëparshme që më është marrë pas nëntë vitesh pas divorcit.
Kisha frikë se edhe në këtë rast ndarjeje nga gruaja ime, do të më merrnin fëmijët për shkak të problemeve të vogla që kam pasur me ligjin. Unë nuk do të isha në gjendje të jetoja pa to”, ka deklaruar Balliu në polici.
Teksa vriste të shoqen, djali 4-vjeçar dhe vajza 3-vjeçare ishin duke fjetur në dhomën tjetër.
Balliu tashmë është në burgun Marassi. Dëshmia e tij dhe rindërtimi i ngjarjes tashmë janë duke u vlerësuar me kujdes, ndërsa fëmijët mësohet se i janë besuar një personi të afërm të viktimës. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





