Transmetuar më 25-09-2014, 08:11

Tiranë, 25 shtator 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e enjte, 25 shtator 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Vjedhja e Thesarit, Banka e pranon: Ka dalë dosja e sekreteve”. Tituj të tjerë janë; “Zgjerohet këshilli Kombëtar dhe Kryesia e PD, Selami: I hapur për poste drejtuese”. “Vrasja e Dritan Lamaj, zhduket sërish dëshmitari i Prokurorisë”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Legalizimet, jepen 1094 tapi. Rama shpërndan certifikatat e pronësisë në Durrës”. Tituj të tjerë janë; “Prokuroria: Elvis Cefa nën akuzë për 2000 hektarë tokë”. “Ju rrëfej intrigat e Bashës dhe vjedhjen e votave në PD”. “Berat, arrestohet polici, ngacmoi në banesën e saj fqinjen”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Pas energjisë, FMN: Qeveria të mbledhë më shumë taksa, ose ti rrisë më 2015”. Tituj të tjerë janë; “Rama “thumbon” Prokurorinë, PD: Të hetohet edhe Kryeministri!”. “Një tjetër polic në ngacmim seksual, arrestohet nga SHKB”. “Legalizimet, emrat e 1400 vetëve që marrin tapitë në Durrës”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “E njoh dëshmitarin. Arben Frroku: Më ka lekë borxh”. Tituj të tjerë janë; “Kryeministri ndan tapitë, përfiton edhe kryetari i bashkisë në Durrës”. “Reagimet pas grushteve në Kuvend, ironia e Ramës: Prokuroria e paparë”. “Vizita e Papës, zbardhet sms-ja falenderuese e Saimir Tahirit”. Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Rama nuk rrëzohet vetëm me Facebook”. Tituj të tjerë janë; “Lotaria e re Amerikane 2016, si mund të aplikoni”. “Papa në Vatikan: Në Shqipëri takova një popull që nuk u përkul para dhimbjes”. “Legalizimet, lista e 1049 personave që marrin tapitë”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit