
Për zgjidhjen e problemeve që ka vendi me kohë duhet që të lind një klasë e re politike, që do të zëvendësonte këtë aktuale (pozitë e opozitë), që do t’i përgjigjet sfidave që ka vendi dhe që do të jetë reprezentues e denjë e virtyteve të larta që ka ky popull. Nga Ramadan Baraliu Martin Luther King Jr do të thoshte se "vjen një kohë kur dikush duhet të marrë një pozicion që nuk është as i sigurt , as politik, as popullor, por ai duhet të marrë atë pozicion, sepse ndërgjegjja i thotë atij se është e drejtë". A thua a ka ndërgjegje lidershipi i kësaj klase politike që është e instaluar në Kosovë dhe sa do mund të tejkalonin interesat e ngushta në funksion të atyre nacionale? Në këtë situatë hiq më mirë nuk qëndrojmë as ne qytetarët. Nëse e përkthejmë thënien e Adam Smith , babait të ekonomisë moderne, se “Tragjedia e vërtetë e të varfërve është varfëria e aspiratave të tyre”, në këto rrethana që na ka imponu kjo klasë politike, ku pritja kryesore(për te ardhur keq) e jona, miletit, është që me pas institucione të konstatuara, e sikur do të vet kënaqemi dhe do të festojmë me suksesin që dikush do t’i zë vendin dikujt, apo dikush prapë do ta mund dikë, dhe hiq më shumë, atëherë jemi duke e jetuar në këtë tragjedinë e Smith-it. Në këto rrethana për mua, as zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje përderisa nuk ka mundësi të qëndrueshme zgjedhëse. Përderisa nuk ndëshkohet keqbërësi, në këtë rast kjo klasë politike (përjashtimisht ku në secilin subjekt ka intelektual të mirëfilltë por që nuk u jepet hapësirë mjaftueshme vepruese), me vrazhdësinë që e karakterizon(pozitë e opozitë), atëherë ne mileti jemi në dilemë të madhe, sikur duke jetuar rolin e Hamletit në tragjedinë e Shakespear-it “Hamleti”. Dashtë Zoti që kjo tragjedi e jona të mos përfundojë me vdekjen e Hamletit. Popullit duhet të tregohet i vendosur që të kapë situatën në duart e veta. Për zgjidhjen e problemeve që ka vendi me kohë duhet që të lind një klasë e re politike, që do të zëvendësonte këtë aktuale(pozitë e opozitë), që do t’i përgjigjet sfidave që ka vendi dhe që të jetë reprezentues e denjë e virtyteve të larta që ka ky popull. "Besnik për vendin gjithmonë . Besnik të qeverisë , kur ajo e meriton atë" do të thoshte Mark Twain. Ky popull historikisht ka dëshmuar se ka ide te thella humaniste dhe virtyte, që kanë ngadhënjyer në luftën kundër së keqes dhe jam i bindur se do ngadhënjejë edhe në këtë betejë, megjithatë kamë një dozë dyshimi për kohë që po jetojmë, mos ta stërhollojmë shumë si Hamleti në veprimet e tij për tu hakmarrë për vrasjen e Mbretit, babait të tij, ngase përfundimi mund të jetë shumë tragjik.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





