Transmetuar më 24-09-2014, 21:07

Tiranë, 24 shtator 2014, NOA.al – Partia Demokratike, nëpërmjet koordinatores për mediat, Silvi Bardhi, është shprehur sot se kryeministri Edi Rama është duke bërë show me tapitë, të cilat, sipas Bardhit janë të lëna gati. “Sa më shumë të bëjë show Edi Rama me dosje që i gjeti gati, aq më shumë del në pah mashtrimi i tij për legalizim falas. Legalizimi Falas, as nuk ndodhi, as nuk ka për të ndodhur. Kryemashtrimi i fushatës elektorale, ishte nga të parët që u braktis nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet. Por hipokrizia e tij nuk njeh kufij mesa duket”, tha Bardhi. Sipas saj, në vend që të pranojë se legalizimi falas ishte një gënjeshtër elektorale, Edi Rama del dhe bën propagandë me punën e bërë nga qeveria e mëparshme. “Nëse mashtrimi i legalizimeve falas i eci në fushatë, mashtrimet e tjera që bën sot para kamerave nuk i ha më askush”, përfundoi deklaratën e saj koordinatorja e PD-së. /a.s/noa.al Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit