Transmetuar më 24-09-2014, 20:32

Një adoleshent prej kohësh ka nisur të quhet edhe “Njeriu gjarpër” për shkak të kushteve të pazakonta në të cilat duhet të mbahet lëkura e tij. 16 vjeçari Ari Wibow duhet të lagë lëkurën e tij çdo 4 orë dhe më pas të aplikojë një locion në të, në mënyrë që lëkura të mos i thahet deri në atë masë sa ti pengojë djaloshit mundësinë për të lëvizur. Mjekët në Indonezi kanë thënë se nuk kanë asnjë mundësi për të trajtuar sëmundjen e Arit, e cila njihet me termin shkencor si Erythroderma, e cila i jep të riut një pamje aspak të zakontë. Fotografi 35 vjeçar Nurcholis Anhari Lubis ka dokumentuar kushtet në të cilat jeton djaloshi me lëkurën e tij si gjarpri. “Është me të vërtetë shumë e trishtë pasi ai nuk ka lindur me një lëkurë normale në të gjithë pjesët e tij të trupit. Nëse trupi i tij nuk laget herë pas here me ujë, lëkura e tij do të ngijë tërësisht dhe ai do të shndërrohet në një skulpturë, duke mos qenë i aftë të lëvizë”, ka thënë fotografi. Pavarësisht kushteve në të cilat jeton, Ari dhe familja e tij kanë vendosur që ai të bëjë një jetë sa më normale të jetë e mundur, por mënyra se si të tjerët në fshat e shikojnë dhe trajtojnë, e kanë bërë jetën e tij shumë të vështirë. Sipas Lubis, Ari e ka shumë të vështirë të ketë miq në shkollë, pasi ata e kanë të vështirë ta pranojnë për shkak të pamjes së tij. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit