
Një burrë të cilit i ishte thyer zemra ka ndenjur për rreth 44 orë në radhë për të blerë iPhone 6, në mënyrë që të mund të rifitonte zemrën e ish bashkëshortes së tij. 41 vjeçari nga Swindon i Anglisë, Darius Wlodarski tha se bashkëshortja e tij, pas një martese 20 vjeçare e kishte lënë për shkak të fiksimit të tij pas veglave të punës. Ai ka deklaruar se i mungon shumë bashkëshortja e tij Joanna dhe është i vendosur të ketë një shans të dytë me të, në mënyrë që të jetë bashkëshorti dhe babai që gruaja e tij do të jetë. Për ti treguar dashurinë dhe përkushtimin gruas polake, ai priti jashtë një dyqani të Apple në Cabot Circus, Bristol, për 44 orë në mënyrë që të mund të blinte iPhone 6. Wlodarski ende nuk e di nëse ky gjest do të mund të rregullojë marrëdhënien mes të dyve, megjithatë mban ende shpresa. “Unë e di shumë mirë se një telefon nuk do të rregullojë gjithçka që ka ndodhur mes nesh, por unë dua që ta bëj atë të ndihet e lumtur. Dua t’i kërkoj falje gruas dhe vajzës time. Kam ndenjur vetëm për disa ditë dhe kam reflektuar mbi gjithçka”, ka thënë ai. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





