
Xhihadistët e ISIS kanë publikuar një video duke i prerë kokën një turisti francez, të cilin e kishin marrë peng ditën e diel në Algjeri. Mësohet se i ekzekutuari është 55 vjeçari Hervé Gourdel. Videoja, e cila tregon ekzekutimin e tij është shpërndarë në disa profile në Twitter nga mbështetësit e ISIS nën titullin “Mesazh gjakatar për qeverinë e Francës”. Në pamet e filmuara, xhihadistët e Jund-al-Khilafa, lëvizje e lidhur me Al Qaeda në Maghreb (Aqim), e cila ka mbështetur idenë e luftës në shtetin islamik, i drejtohen qeverisë franceze, të cilën e bëjnë me faj se nuk ka dëgjuar paralajmërimet e tyre të bëra në një video tjetër, menjëherë pasi kanë rrëmbyer burrin. Terroristët e kishin urdhëruar Presidentin e Francës, François Hllande, të ndalonte në mënyrë të menjëhershme sulmet ajrore në Irak, kundër organizatës ISIS. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





