




A e D. Në veçanti, e verdha e vezës është një burim i shkëlqyer i riboflavinës apo vitaminës B12. Veza mbron nga humbja e kujtesës për shkak të plakjes. Sa i përket mineraleve, vezët janë të pasura me selen. Po ashtu ato përmbajnë lutein dhe zeaxanthin, carotenoide që mbrojnë sytë nga degjenerimi makular. Duhet të dini që pothuajse të gjithë elementët ushqyes tek veza ndodhen tek e verdha e saj. Veza bën pjesë në listën e 10 super-ushqimeve dhe jo pa arsye. E verdha e vezës, por edhe e bardha e saj përmbajnë një sasi të lartë proteinash dhe kolinë duke u përdorur gjerësisht në recetat e gatimit. Për shkak të përmbajtjes në sasi të mëdha të proteinave, Departamenti i Agrikulturës së Shteteve të Bashkuara i fut vezët në kategorinë e mishit në piramidën ushqimore. Pra vezët përmbajnë një varietet të gjerë elementësh ushqyes si kolinë, vitaminë D, A, folate, hekur dhe zink. Nëse ju nuk konsumoni vezë humbisni pikërisht këto elemente. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





