Transmetuar më 24-09-2014, 15:21

Ajo që ndodhi me Rosberg në çmimin e madh të Singaporit, tregon qartë që në momente ta caktuara është thelbësore që skuadra të komunikojë me pilotët e saj nëpërmjet radios për çështjet teknike.

Kështu mendon shefi ekzkutiv i Mercedesit, Toto Wolf, citon Supersport.

"Është një ankth, por edhe një shqetësim serioz për sigurinë. Si mund të mos komunikosh me një pilot kur ka probleme teknike me makinën e tij?

Ndoshta gara e Singaporit, me të gjithë përbërësit e saj, na tregon se duhet të përdorim komunikimin me radio.”

Edhe Cristian Horner, drejtuesi kryesor i Red Bullit, sugjeron se do të ishte e gabuar nëse nuk lejohet komunikimi me pilotët, të cilët kanë nevojë për konsulta në rast problemesh.

Sipas britanikut, makinat e Formula 1 janë shumë të komplikuara, ndaj ndërprerja e komunikimit me radio mund të rrezikojë edhe sigurinë e pilotëve, që disa veprime të rëndësishme do t’i kryenin me vonesë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit