
Librazhd, 24 shtator 2014, NOA.al- Nderi i gruas dhe sikleti nga turpërimi i babait, janë bërë bashkë dhe kanë degraduar në dhunë në një familje në Librazhd.
Nga ana e policisë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 43 vjeçarin Afrim Radici, me banim në fshatin Xhyrë të Librazhdit, pasi ai akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka dhunuar kunatën e tij, nusen e të vëllait, 32 vjeçaren Manushaqe R.
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se origjina e denoncimit te kësaj dhune lindi nga ankesa e Manushaqes tek i shoqi.
Gruaja ishte ankuar te bashkëshorti duke pretenduar se vjehrri i saj kthehej në shtëpi i dehur dhe e ngacmonte seksualisht, duke tentuar të kryejë vepra të turpshme me të, dhe këtë gjë e përsëriste shpesh.
Përballë shqetësimit të 32 vjeçares, burri i saj ka kërkuar llogari nga i ati, ku për të mbrojtur nderin e gruas e ka rrahur.
Por i moshuari Shahin Radici, nuk e ka duruar dot dhunën e djalit dhe e ka denoncuar në polici, duke bërë që nga ana e uniformave blu nën akuzën për dhunë në familje, të bëhet arrestimi i bashkëshortit të Manushaqes.
Nga ana e tij kunati i së resë, djali tjetër i Shahinit, Afrim Radici, duke e akuzuar kunatën e tij se i ka turpëruar babanë dhe për shkak të saj edhe i vëllai ndodhej në burg prej disa ditësh, e ka rrahur në mënyrë të përsëritur.
Në këto kushte 32 vjeçarja ka denoncuar kunatin në polici, duke bërë që ndaj tij të nisë procedimi penal./k.kotorri/a.y/noa.al/
Foto arkiv. – Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





