
Tiranë, 24 shtator 2014, NOA.al- Dy kryetarë komunash në Lezhë dhe në Fier janë dërguar nga prokuroria për gjykim, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzim për deklarim të interesave private…” (pasurisë). Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka dërguar për gjykim kërkesën Petro Doda, me funksion kryetar i komunës Kaçinar, i akuzuar për veprën penale të “Refuzimit për deklarim…të interesave private” (pasurisë). Për të njëjtën akuzë, Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj kryetarit të komunës Ruzhdie, Pajtim Gllava. Hetimi për dy krerët e komuinave ka nisur pas kallëzimeve të dorëzuara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, dorëzuar në muajin Qershor 2014. Nga hetimi ka rezultuar se dy zyrtarët, në kundërshtim me ligjin, nuk kanë dorëzuar në afat deklaratën e pasurisë, brenda datës 31 mars. Dy kryekomunarët nuk e kanë dorëzuar deklaratën e pasurisë edhe pasi fillimisht atyre u është komunikuar zyrtarisht masa administrative “gjobë” për vonesë në deklarim./a.y/noa.al/ Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





