Transmetuar më 24-09-2014, 11:25

Tiranë, 24 shtator 2014, NOA.al- Është shtyrë sërish seanca gjyqësor, ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Tonin Prendi, kanë deklaruar se seanca është shtyrë për shkak se nuk ka dëshmitarë. Duke folur me mediat, avokatët thanë se Prokuroria ndodhet në një moment të vështirë, duke deklaruar se dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia, Arben Ndoka, është i rremë. Seanca e zhvilluar ditën e sotme u bë me dyer të mbyllura ku sipas prokurorisë dëshmitari kyç dëshmoi përmes një video-konferenece, pa qenë i pranishëm në sallë. Bazuar në këtë fakt avokatët mbrojtës pretendojnë se Prokuroria nuk ka një dëshmitar okular të vrasjes së Lamajt. Nga ana e tij vetë Ndoka pretendon se e ka parë Frrokun në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 24 shkurtit të vitit 2014 kur Dritan Lamaj u qëllua me armë teksa do të lëvizste me makinë pranë banesës së tij në kryeqytet në zonën e Vasil Shantos./a.y/noa.al/ Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit