











Ajo tërhoqi vëmendjen në muajin prill teksa mbërriti në ceremoninë e Elle Women In Music Awards e veshur me një fustan që i tregonte linjat. Tashmë Rumer Willis, ka treguar më shumë nga ç’duhet nga trupi i saj në për një linjë veshjesh në New York, duke synuar botën e modelimit. Në fotografitë që gjeni bashkëngjitur, 26 vjeçarja ka provokuar me pjesën e gjinjve të cilët i mbulon fare pak, ashtu sikundër edhe me një palë pantallona të bardha, të cilat i mbulojnë vetëm pjesët intime. Më tej vajza e aktorëve Demi Moore dhe Bruce Willis, shfaqet më elegante me fustanet që mban veshur, në fotografitë e realizuara nga Matthew Avedon. Këto veshje bëjnë pjesë në koleksionin verë 2015./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





