
Elbasan, 24 shtator 2014, NOA.al- Një burrë nga Elbasani ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me korrektin. Në spitalin e Elbasanit është dërguar i vdekur, 38 vjeçari Ismet Alla, me banim në fshatin Bradashesh të Elbasanit. Në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, ku nga deklarimet e familjarëve rezultoi se Alla ka qenë duke salduar disa hekura dhe aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjithsesi nga ana e uniformave blu vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al/ Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





