Transmetuar më 23-09-2014, 18:26

Gent Strazimiri ishte duke folur ne telefon ne korridorin e Kuvendit, kur prane tij u afrua deputeti i Partise Socialiste, Arben Ndoka. Ne video duket Arben Ndoka qe ka terhequr nga xhaketa Strazimirin, ndersa me pas e ka grushtuar dy here. Pasi deputetet dhe truprojat e Kuvendit nderhyne, atehere eshte afruar Pjerin Ndreu, i cili ka qelluar pas kraheve. Video u shpernda nga prokuroria per mediat, pak ore pasi u be publike nisja e hetimeve. Deputeti socialist Pjerin Ndreu mohoi publikisht akuzat, kur video ende nuk ishte publikuar ne media.

“Unë nuk kam ushtruar dhunë dhe as nuk kam nxitur dhunë. Ka një kthim se prapthi të situatës. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në salle”, ka thene Pjerin Ndreu.

Ajo eshte filmuar ne korridoret e parlamentit, menjehere pasi Strazimiri foli ne parlament per deputete te denuar per shfrytezim prostitucioni.

Menjehere pasi Strazimiri mbaroi fjalen e tij ne Kuvend, deputetja Olta Xhacka kerkoi fjalen per t’i kerkuar Strazimirit te perseriste fjalen e tij me sakte.

Pas kesaj ne korridoret e Kuvendit, deputeti demokrat u godit me grushta, ndersa séance u nderpre.

Videoja u regjistrua më 10 korrik. Pas ngjarjes opozita bojkotoi Kuvendin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit