
Një ndër qytetet më të bukura është njëkohësisht edhe qyteti më i shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë për Londrën. Një raport i bërë nga agjencia imobiliare Savills, e ka vënë në majën e klasifikimit të 12 qyteteve më të shtrenjta në bot për të punuar dhe jetuar. Çdo punëtor harxhon rreth 120.000 dollarë në vit për të marrë me qira një apartament ose një zyrë. I dyti renditet Hong Kong, më pas New York e Parisi. Me sa duket, në këtë klasifikim nuk bën pjesë asnjë qytet shqiptar. Në qytetet që pozicionohen në vendin e dytë, të tretë dhe të katërt, shpenzimet vjetore për jetesën dhe punën janë rreth 115.000, 107.000 dhe 105.000 dollarë. Klasifikimi mbyllet me Mumbain, me 29.000 dollarë. /a.s/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





