Transmetuar më 23-09-2014, 19:07

Mukusi i kërmillit është një nga substancat më të mira për trajtimin dhe rigjenerimin e lëkurës, ndoshta trajtimi më i plotë dhe më i balancuar i krijuar ndonjëherë për kujdesin ndaj lëkurës.

Ai përmban antioksidantë që janë në gjendje të ngadalësojnë procesin e plakjes duke eliminuar radikalet e lira dhe përmbajtja e saj proteinike është e rëndësishme për t’i dhënë lëkurës një jetë të shëndetshme, të re dhe të tonifikuar.

Mukusi i kërmillit hidraton lëkurën, e mbajnë atë të shdritshme dhe të ushqyer, e mbrojnë nga rrezet ultravjollcë, duke parandaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme të saj. Ai ngadalëson daljen e rrudhave dhe e stimulon lëkurën që të prodhojë më shumë kolagen, si një nga substancat përgjegjëse për elasticitetin dhe bukurinë e lëkurës.

Studimet klinike konfirmojnë që mukusi i kërmillit përmban disa nga “thesaret” më të mëdhenj të industrisë kozmetike dhe dermatologjisë të përdorura prej vitesh, por tani në gjendje natyrale, të tilla si:

1. Alantoina

2. Kolageni

3. Elastina

4. Acidi glikolik

5. Proteina

6. Peptide

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit