Transmetuar më 23-09-2014, 16:33

Një student i moshës 17 vjeçare ka humbur jetën pasi është shqyer nga një tigër në kopshtin zoologjik të New Delhit në Indi.

Gjithçka ka ndodhur për shkak të kuriozitetit të madh të adoleshentit, i cili ka dashur t’i bëjë një foto të mirë felinit që ndodhej brenda në kafaz dhe për të realizuar këtë qëllim, është ngjitur mbi kangjellat e kafazit.

Ka qenë pikërisht ky momenti kur i riu nuk ka arritur të mbajë ekuilibrin dhe ka rënë brenda “banesës” së kafshës së egër. Tigri fillimisht nuk e ka sulmuar 17 vjeçarin. Vetëm kur dikush nga jashtë ka nisur ti hedhe shkopinj dhe gurë, ai i është sulur djaloshit dhe e ka shqyer atë, duke i shkaktuar vdekjen. /a.s/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit