Transmetuar më 23-09-2014, 15:48

Tiranë, 23 shtator 2014, NOA.al – Një mjeti në qytetin e Tiranës i është vënë eksploziv.

Burimet e agjencisë NOA.al bëjnë me dije se eksplozivi është vendosur në pjesën e poshtme të mjetit tip Alfa Romeo, me targa AA 601 FP, ngjyrë gri, i cili është parkuar në rrugën “Ylbere Bylykbashi” në kryeqytet.

Policia dhe ekspertët anti-eksploziv ndodhen  në zonën pas Prefekturës,  parku i autobuzëve.

Mësohet se automjeti është i parkuar poshtë banesës së pronarit, E. Vrapi, prej 3 ditësh. Pika e parë dhe kryesore e dyshimit është një konflikt familjar, ndërsa pronari i automjetit është duke u marrë në pyetje.

Mësohet se pronari i automjetit është ndarë nga bashkëshortja para 6 muajsh në rrethana ende të paqarta dhe konfliktuale.

Policia, e cila është lajmëruar nga vetë pronari nëpërmjet një telefonate në numrin 129, ka rrethuar një perimetër i zonës për arsye sigurie. Në automjet janë gjetur 40 gramë eksploziv./a.s/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit