
Presidenti i nderit të Bayern Munich, Franz Beceknbauer mendon se Mario Gotze nuk mund të krahasohet me Franck Ribery, pasi gjermani dhe francezi nuk janë i njëjti tip futbollistësh, citon Supersport.
Ish-ylli i Borussias së Dortmundit është zhvendosur nga trajneri Pep Guardiola nga qëndra në krahun e majtë, në më shumë se një rast gjatë këtij sezoni pikërisht për të mbuluar mungesën e Ribery.
Për vetë faktin se janë dy lojtarë të ndryshëm, “Kaizeri” nuk e sheh Gotzen zëvendësuesin ideal të ish futbollistit të Marseille.
“Thjeshtë një si Ribery nuk mund të kopjohet. Ai dhe Gotze janë totalisht dy futbollistë të ndryshëm.
Ribery përpiqet gjithmonë ti hapë mbrojtjet për të krijuar ato hapësira që i japin mundësi atij të jetë një për një me një kundërshtar, duel që ai e fiton gjithmonë.
Përsa i përket Gotzes, ai është një lojtar që është përshtatur shumë mirë me filozofinë e trajnerit tonë, Pep Guardiola.
Mario është gjithmonë në kërkim të pasimit fitues që mund ti japë mundësi skuadrës të shënojë. Lëviz shpejt me topin dhe për mendimin tim ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin.
Ne jemi të lumtur që kemi në skuadër dy futbollistë si Gotze dhe Ribery pasi me ata të dy në ekip kemi më shumë opsione në fazën sulmuese”.
Për të marrë shërbimet e Mario Gotzes, Bayerni i pagoi Borussias së Dortmundit 37 milionë Euro në vitin 2013.
Në sezonin e tij të parë me bavarezët, 22-vjeçari gjerman zhvilloi në të gjitha kompeticionet 44 ndeshje gjatë të cilave shënoi edhe 15 gola.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





