Transmetuar më 23-09-2014, 14:38





Këngëtarja Lady Gaga u shfaq thuajse e zhveshur në Belgjikë, e pranishme në Belgium jazz club L’Archiduc.
28 vjeçarja kishte veshur një fustan të zi tërësisht të tejdukshëm, ku dukeshin qartësisht gjinjtë e saj dhe të mbathjet në pjesën e poshtme të trupit.
Turma e fansave u elektrizua nga prania e saj, ndërkohë që Stefania Germanootta, siç është dhe emri i vërtetë i Gagës, u pa gjithë kohës e buzëqeshur.
Përveç veshjes që tërhiqte vëmendjen binte në sy edhe parukja e saj e zezë, e cila i jepte pamje tjetër këngëtares./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





