



Huang Zicheng, është një fëmijë dy vjeçar nga Wuhan, provincë e Hubei, në Kinë, i cili e ka parë vërtetë keq.
Vogëlushi ishte duke luajtur me një shkop druri, i cili përdoret për të marrë ushqim, por që Huang e futi në hundë. Kjo ngjarje ndodhi aksidentalisht, por shkopi u ngjit përtej limitit, duke hyrë për tre centimetër në tru.
Mjekët arritën që ta heqin pas një operacioni që zgjati plot katër orë, dhe fatmirësisht truri nuk ishte dëmtuar, asnjë arterie apo nerv.
Mjekët janë optimistë duke garantuar se fëmija do të shërohet shpejtë. “Mbeta e shokuar kur pashë shkopin që kishte ngecur në hundën e djalit tim. Por fatmirësisht çdo gjë përfundoi me sukses”, thotë nëna e dy vjeçarit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





