Transmetuar më 23-09-2014, 10:23

Krujë, 23 shtator 2014, NOA.al- Një person është gjetur i vdekur brenda dhomës në Teqe në lagjen “Pengile” të Krujës.

Nga verifikimet rezultoi se viktima ishte R.Sh., 72 vjeç i cili njihej si Baba Dervish dhe që shërbente në Teqe.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga ana e uniformave blu, nuk rezultuan shenja dhune në trupin e viktimës.

Mësohet se 72 vjeçari vuante nga sëmundja e diabetit dhe reumatizmës dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale./a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit