Transmetuar më 23-09-2014, 08:52




Policia argjentinase gjeti në një pusetë në Cordoba një vajzë dy vjeçare, Martina, në gjendje kritike, pranë kufomës së nënës së saj 28 vjeçares Paola Acosta, e vrarë dhe masakruar me thikë.
Policia po kërkonte për gruan dhe vajzën prej afro një jave, ndërsa dyshohet se vrasja është kryer nga bashkëshorti i 28 vjeçares, Gonzalo Lizarralde, i cili pas krimit e kishte hedhur në një pusetë kufomën, duke lënë aty pranë edhe të voglën.
Nga ana e hetuesve dyshohet se Martina kishte qëndruar duke ruajtur kufomën e nënës për thuajse 80 orë. Gonzalo Lizarralde, u arrestua për vrasje dhe ndodhet në burg./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





