Transmetuar më 23-09-2014, 08:31

Ajo mund të lind nga momenti në moment, pasi tashmë ndodhet në muajin e nënëtë të shtatzënisë. Mirëpo aktorja Mila Kunis, pavarësisht barkut të rrumbullakosur nga pritja e një vajze, nuk limitohet në veshje.

Ajo është fotografuar e veshur me një palë xhinse fare të ngushta, një bluzë me vija dhe një tjetër të hapur, duke treguar stil deri në momentin e fundit të shtatzënisë.

Përkrah saj ndodhej i fejuari, aktori Ashton Kutcher, i cili i veshur në mënyrë sportive shoqëronte nënën e fëmijës së tij.

Ata u fotografuan duke shëtitur në një park në Los Angelos, ku ra në sy edhe lirshmëria e Milës dhe përkulja sportive e saj për të përkëdhelur një qen./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit