



Kush ka motër mund ta ketë provuar shumë mirë që përveç dashurisë ka një sërë kontradiktash mes tyre. Për të përmbledhur disa nga kontradiktat më të shpeshta mes motrave, por edhe për të qeshur me to, gjeni një listë bashkëngjitur.
-Mund të shkëmbejnë dhe marrin borxh veshje dhe aksesorë, edhe pa i marrë leje njëra tjetrës, por në momentin që një fustan zhduket nga dollapi, shpërthen “lufta”.
-E gjykojnë njëra tjetrën pa mëshirë lidhur me pamjen, por nëse një i huaj i gjykon negativisht ato, hidhen në sulm.
-Mund të arrijnë deri në atë pikë sa që nuk e durojnë dot njëra tjetrën, por nëse largohen mungesa është e padurueshme.
-Dinë si të jenë bashkëpunëtore shumë të mira dhe t’iu mbulojnë, dhe kur nuk merret si përgjigje një gjë e tillë inatosen.
-Shpesh nuk e kujtojnë me kënaqësi momentin kur nëna i vishte njëlloj, por përfundojnë duke ngjarë në stil.
-Janë të pamëshirshme lidhur me formën fizike, por nuk heqin kurrë dorë nga një vakt i konsumuar bashkë.
-Dinë të jenë krenare dhe të mos kërkojnë ndihmë, por shpërthejnë në lot nëse nuk marrin këshillat e tyre për pesë minuta.
-Në adoleshencë nuk e durojnë dot kujdesin e prindërve, por pas kësaj plas “lufta” sepse mendojnë se nëna dhe babai duan më shumë njërën se tjetrën.
-Dinë të jenë të pamëshirshme për të gjykuar të dashurin e tjetrës, por shpesh kanë një zili të fshehur.
-Argëtohen duke bërë shaka me nënën që plaket, por pendohen kur me kalimin e viteve nisin që ti ngjajnë.
-Urrejnë të ndajnë çdo gjë, përveç momenteve, ato janë gjërat më të bukura që kalojnë bashkë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





