Transmetuar më 22-09-2014, 19:04










Fakti që femrat shqiptare janë të bukura është i ditur, por kjo gjë sa vjen e po konfirmohet. Një vajzë shqiptare është shpallur Miss Gjermania 2014.
Bukuroshja nga Peja, Egzonita Ala, 17 vjeç është zgjedhur “Miss Gjermania 2014”, por gjithashtu çmimi i dytë i ka kaluar një tjetër vajzë shqiptare. Bukuroshja nga Mitrovica, Fjollza Avdiu, u vlerësua si shoqëruesja e parë e Miss-it.
Fituesja e çmimit të parë mori një kontratë një vjeçare me kompaninë “Emmi Nail” dhe një çmim prej 15 mijë euro, ndërsa do të përfaqësojë Gjermaninë në spektaklin botëror “Miss Bota 2014” që do të mbahet në Londër./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





