Transmetuar më 22-09-2014, 18:53

Në gazetarinë sportive shpesh thuhet gol për infarkt, për të metaforizuar një gol të bukur, apo dramatik të minutës së fundit që vendos fatet e një ndeshje apo trofeu.

Në fakt golat për infarkt janë të rrallë, por kur thuhen me kuptimin e plotë të fjalës kronika është e trishtë, edhe pse pa dyshim interesante.

I tillë ishte goli i Frankie Lampard ndaj Chelseat, i cili shkaktoi reagime dhe emocione, por provokoi edhe vdekjen e një të riu afrikan, tifoz i madh i Chelseat dhe Lampard .

Kur pa se ai që sigloi golin dhe i mundësoi Manchester Cityt të barazonte ishte pikërisht Lampardi, ishi i bluve, zemra e tij nuk ja doli t’i mbijetonte emocioneve.

Vdiq në këtë mënyrë Fahad Musana, 24 vjeçar, futbollist profesionist nga Uganda që luante në Kategorinë maksimale të vendit afrikan.

Kur pa golin e Lampard, që pavarësisht kalimit te Citizens mbetej ende një idhull i tij, Musana humbi ndjenjat dhe vdiq prej infarktit.

Musana, qendërmbrojtës, të shtunën e kaluar kishte luajtur me skuadrën e tij, Simba që fitoi 1-0 ndaj Entebbe, pa demonstruar asnjë problem fizik, e madje të dielën në mëngjes kishte zhvilluar dhe stërvitjen e zakonshme shtrydhëse.

Siç bën të ditur sajti Afrik.Foot, shoku i tij i skuadrës Gerald Bagoole, që ishte duke e ndjekur bashkë me të ndeshjen në televizion, e kishte parë të festonte për golin e Andre Schurle që çoi në avantazh skuadrën e Mourinhos, por kur pa Lampard, për 13 vjet flamur të bluve, të shënonte kundër asaj që deri pak muaj më parë ishte skuadra e tij, Musana pësoi infarkt dhe nuk e mori më veten.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit