Transmetuar më 22-09-2014, 18:46

Nga Facebook e deri te Twitter, askush nuk dëshiron që ajo të shkojë në burg. Arsyeja? Është shumë seksi. Por për fat të keq 22 vjeçarja kanadeze Stéphanie Beaudoin u arrestua muajin e kaluar në Victoriaville, të Kanadasë, e akuzuar për vjedhje në 42 shtëpi.

Sipas autoriteteve kanadeze, vajza i ka kryer vjedhjet bashkë me tre bashkëpunëtorë të mitur me moshë 13, 15 dhe 17 vjeçare dhe tashmë duhet të përgjigjet për veprimet e saj, si dhe për armëmbajtje pa leje, pasi iu gjetën pesë armë në bagazhin e makinës.

Rrjetet sociale kanë dalë hapur në mbështetje të 22 vjeçares, pas publikimit të fotografive të saj nga “Montreal Journal”, duke e cilësuar si shumë të bukur për të qëndruar në burg.

Ndër komentet e bëra për të vlen të përmendet ai i një përdoruesi të Facebook, i cili shkruan, “Stéphanie mund të vjedhë zemrën time çdo ditë, është e lirë ta bëjë këtë”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit