
Tiranë, 22 shtator 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 32 vjeçar të shpallur në kërkim.
Nga ana e uniformave blu u vu në pranga Armando Hako, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë dhe armë në qytetin e Sarandës.
Gjatë paradites së sotme u arrestua Hako, i cili banon në Krujë, pas informacioneve të marra në mënyrë operative nga uniformat blu, se 32 vjeçari qëndronte në kryeqytet.
I kërkuari, dyshohet të jetë autor i vjedhjes me armë të shtetasit Th.M, ngjarje e ndodhur më datë 5.08.2013, në fshatin Nivicë të Sarandës. Dyshohet se Hako është përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme, duke bërë që të vijojnë hetimet e mëtejshme./a.y/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





