Transmetuar më 22-09-2014, 15:32

Lezhë, 22 shtator 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të akuzuar për mundësim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Të ndaluarit janë 24 vjeçari Erjon Marashi me banim në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës dhe 21 vjeçarja E.B., me banim në Yrshek të Tiranës.

Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al se E.M., shërbente si ndërmjetës për të siguruar klientë për të kryer mardhënje seksuale me 21 vjeçaren E.B., kundrejt pagesave 2000, 4000 dhe 5000 lekë të reja, në varësi të klientëve që gjenin.

Mësohet se Marashi i cili shërbente si tutor e njihte prej disa kohësh vajzën dhe kishin rënë dakord në ushtrimin e një aktiviteti të tillë në mënyrë që paratë ti ndanin bashkë. Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”./k.k/a.y/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit