Transmetuar më 22-09-2014, 14:10

Tiranë, NOA.al – Sipas MeteoAlb, gjatë paradites, vranësirat dhe shirat do të dominojnë kushtet e motit në zonat Veriore – Qendrore ndërsa zonat Jugore paraqiten me vranësira dhe kthjellime te shkurtra. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit.

Shira me intensitet mesatar do të bien në zonat malore përgjatë kufirit lindor ndërsa shira me intensitet më të ulët do të kenë zonat e ulëta dhe bregdetare. Gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit do të vijojë me vranësira dhe shira të dobët.

Temperaturat e ajrit do të sjellin një rënie me 2 – 3 gradë celcius në vlerat maksimale të ditës.

Era do të vijojë të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 35 – 42 km/h nga drejtimi

Veriperëndimor – Verior duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet në 4 ballë.

Europa

Masa ajrore të lagështa do të vijnë nga Atlantiku drejt rajonit të Balltikut duke sjellë në këtë rajon vranësira dhe shira. Ky sistem vranësirash i shoqëruar me shira dhe stuhi ere do të zhvendoset gradualisht drejt Europës Qendrore deri poshtë në zonën e Alpeve duke përfshirë në mbrëmje edhe një pjesë të gadishullit Ballkanik.

Pjesa tjetër e kontinentit Europian, kryesisht Europa Lindore dhe Jugperëndimore do të dominohen nga mot kryesisht i kthjellët. /a.s/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit